Mbretëresha mbush 92 vjeç, rekordet e Elizabeth

Mbretëresha e Britanisë, Elizabeth feston 92-vjetorin e lindjes dhe lista e rekordeve të saj vetëm rritet, duke u bërë kështu më jetëgjata e Britanisë dhe e para që arrin këtë moshë e ulur ende në fron, 66 vjet.E kurorëzuar pas vdekjes së të atit George VI në vitin 1952, monarkja kaloi më 2015-n rekordin e jetëgjatësisë në fronin britanik, duke ia rrëmbyer kurorën mbretëreshës Victoria.
Një tjetër rekord që arrin mbretëresha e shtëpisë Windsor është martesa me bashkëshortin Philip, 72 vjet bashkë dhe katër fëmijë.Kurorëzimi i Elizabeth ishte i pari i këtij lloji i transmetuar në televizion dhe u pa nga rreth 20 milionë shikues.
Gjatë kësaj kohe ka përcjellë 13 kryeministra britanikë, që nga titani Winston Churchill deri te aktualja Theresa May.
Në 66 vjet në fron, mbretëreshës i janë bërë 130 portrete zyrtare. Ka vizituar 117 vende në të gjithë globin.