Matt Damon refuzon rolin në “Spider-Man: Homecoming 2”

Dihet ende pak rreth skenarit të “Spider-Man: Homecoming 2”, xhirimet e të cilit do të nisin më 19 maj. Një nga elementet më të dashur të fansave është zbulimi i personazhit negativ dhe deri më tani sekreti është ruajtur mjaft mirë. Por, zbulohet një detaj që ka lënë të pakënaqur të pasionuarit e “Marvel”. Roli i armikut të Spider-Man iu ofrua Matt Damon, por aktori refuzoi. Nuk dihet ende arsyeja e refuzimit të aktorit. Filmi, ende pa një titull zyrtar, mësohet se do të nisë xhirimet në muajin qershor jashtë SHBA-së, në Berlin të Gjermanisë.