MAS: Pasaportat janë bllokuar për lojtarët nën 18 vjeç

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka reaguar me anë të një njoftimi për shtyp, duke sqaruar pozicionin e saj lidhur me ankesën e FSHF-së sa u përket procedurave për pajisjen me pasaportë të lojtarëve të ekipeve përfaqësuese, të cilët janë gati për grumbullimin me fanelën kuqezi.“Në rastet kur Ministria e Arsimit dhe Sportit nuk ka propozuar dhënien e shtetësisë tek Presidenti i Republikës për disa futbollistë/e, kjo ka ndodhur se në pjesën më te madhe e rasteve ato nuk kishin mbushur moshën 18 vjec” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.