Martohen yjet e “Game of Thrones”

Martohen yjet e serialit “Game Of Thrones” Kit Harington dhe Rose Leslie. Aktorët u takuan në vitin 2012 kur po filmonin në Islandë për serialin e famshëm, ku interpretojnë Jon Snow dhe Ygritte.Leslie – emri i plotë i saj është Rose Eleanor Arbuthnot-Leslie, është një pasardhëse e Charles II dhe familja e saj ka në pronësi kështjellën e shekullit të 12-të Wardhill në Aberdeenshire, ku u mbajt edhe ceremonia martesore.