Mario Balotellit i hiqet patenta

Sulmuesi i mirënjohur i Milanit Mario Balotelli ka mbetur i habitur gjatë kohës kur policia lokale afër shtëpisë së tij e ka ndaluar për tejkalim shpejtësie me 90 km/h, kur limiti ishte 50 km/h.  Agjentët e policisë lokale në Brescia në Itali, kanë konfiskuar menjëherë dokumentet e Lamborghinit me të cilën udhëtonte futbollisti i Milanit, tej normave të lejuara të shpejtësisë. Në deklaratën e policisë në Brescia  thuhet se futbollisti nuk ka shprehur padurim dhe nervozizem por ka pranuar me qetesi masen ndeshkuese me heqje patente nga ana e policise.