Marina dhe Geti zgjedhin Xhamajkën për muaj mjalti

Bënë një dasmë shumë të bukur, e përpara se të nisin rregullisht angazhimin në punë, çifti më i përfolur shqiptar Marina Vjollca e Getoar Selimi kanë marrë një vendim të minutës së fundit.Ata sapo kanë mbërritur në destinacionin ku do të kalojnë muajin e mjaltit.Të apasionuar pas udhëtimeve, çifti këtë herë kanë zgjedhur si destinacion Xhamajkën.

Në fakt çifti shquhen për udhëtimet në shumë vende të botës, por kjo është hera e parë që shkojnë si burrë e grua.