Margot Robbie në filmin biografik të Hugh Hefner

Vetëm pas një jave që u njoftua se Jared Leto do të luajë themeluesin e revistës “Playboy” në një film biografik, një raportim tjetër pretendon se aktorit mund t’i bashkohet një partnere shumë familjare për fansat. Margot Robbie po konsideron një ofertë për të luajtur një nga bashkëshortet e Hugh Hefner, edhe pse nuk është ende e qartë se kë nga bashkëshortet. Në mënyrë ironike, aktorja refuzoi një ofertë nga Hefner për t’u shfaqur në revistën “Playboy”. Në ditët në vijim pritet një përgjigje zyrtare nga aktorja australiane.