Maradona bëhet trajner i Ish-klubit të Guardiolas

Legjenda e Argjentinës është trajneri i ri i Dorados de Sinaloa.

Diego Armando Maradona ka udhëtuar për në Meksikë ku do të prezantohet të dielën si trajner i klubit në Culiacan.

Nëse ai tregon punë të mirë në Dorados atëherë ai mund të vazhdojë punën si trajner te Xolos de Tijuana, klubi i cili e ka pronarin e njëjtë.

Klubi i fundit i Pep Guardiolas si lojtar ka qenë Dorados, ku u trajnua nga trajneri spanjoll Juan Manuel Lillo gjatë vitit 2005 deri më 2006.