Mania Meghan Markle, 4 mijë persona në radhë për të blerë xhinse si të sajat

TORONTO, ON - SEPTEMBER 25: Meghan Markle and Prince Harry attend the Wheelchair Tennis on day 3 of the Invictus Games Toronto 2017 at Nathan Philips Square on September 25, 2017 in Toronto, Canada. The Games use the power of sport to inspire recovery, support rehabilitation and generate a wider understanding and respect for the Armed Forces. (Photo by Karwai Tang/WireImage)

Meghan Markle është kthyer në një ikonë stili veshjeje. Bashkëshortja e princit Harry të Anglisë, e cila mban titullin dukeshë e Sussex, ka treguar se di si të jetë ikonë mode.Firma e veshjeve “Mother” duket se e di mirë ndikimin që ka ajo në njerëz.
Kjo pasi që nga dita e dasmës së saj më 19 maj e deri më sot, ka shkuar në 4 mijë, numri i personave që kërkojnë të blejnë xhinse si ato të veshura nga Meghan në një dalje publike në fund të vitit 2017.
“Mother” e rinxori në shitje modelin në muajin mars dhe brenda tre ditëve, nuk kishte më gjendje.
Ditën e sotme, 26 qershor do të rinxirren sërish në treg, kjo linjë xhinsesh, për shkak të kërkesave në rritje, të cilat numërohen mbi 4 mijë.
Firma e njohur bën me dije se prenotimet për këto xhinse janë rritur me 640%.