Mallakastër, zjarri djeg 6 hektarë pisha

Një zjarr i fuqishëm është konstatuar në orët e para të kësaj të shtune në fshatin Gjorgozë të Mallakastrës, në zonën pyjore Peshtan-Çakran.Sipas informacioneve të autoriteteve lokale, flakët kanë djegur 6 hektarë me pisha e shkurre. Sipas burimeve, flakët kanë përparuar me shpejtësi për shkak të erërave dhe i janë afruar një pusi nafte të kompanisë Albpetrol. Zjarrfikësit, të ndihmuar nga banorët e zonës dhe punonjësit e pusit, kanë arritur të vënë situatën nën kontroll.