Makina përplas furgonin e policisë, akt terrorist në Paris

Momente frike janë përjetuar në shëtitoren Champs Elysees në Paris, ku një person me automjetin e tij ka vërshuar vullnetarisht kundër një furgoni të policisë. Një veprim ky, që sipas autoriteteve franceze, është akt terrorist. Automjeti ka shpërthyer menjëherë pas përplasjes dhe drejtuesi i tij është nxjerrë jashtë i plagosur rëndë dhe ka ndërruar jetë pak më vonë në spital. Brenda makinës së tij janë gjetur bombola gazi, që kanë shkaktuar shpërthimin, si dhe armë të ndryshme e municione. Lajmin për vdekjen e agresorit e ka konfirmuar zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme franceze, Pierre Henri Brandet.