“Makiato”, Lumi B publikon këngën e re

Reperi i njohur Lumi B ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, të titulluar “Makiato”.

Muzika mjaft ritmike është punuar nga Cekic Beatz dhe Bing Bang, ndërsa për tekstin, ashtu si në çdo këngë tjetër të tij, është kujdesur vet reperi.

Kënga është publikuar në YouTube edhe me klip, i cili është mjaft veror dhe i përshtatet shumë këngës.