Luiza Gega flet pas humbjes: Besoja tek medalja, isha e pafat

Luiza Gega është renditur vetëm në vendin e katërt në finalen e garës së 3000 metrave me pengesa, në Kampionatin Europian të Atlelikës në Berlin.
Ajo u dogj vetëm për 32 të qindtat e sekondës.

Përmes një postimi në facebook Luiza Gega nuk fsheh mërzinë pasi besonte shumë të ishte në zonën e medaljeve por fati nuk ishte me të

“Kampionati Europian #berlin2018 u mbyll ne vendin e katert dhe pse luftova gjer ne fund per medalje, isha kaq afer por nuk arrita dot ta marr. Te them te drejten jam e merzitur sepse besoja shume te isha ne zonen e medaljeve por fati nuk ishte me mua sot. Gjithsesi ndihem vertet shume krenare per cfare kam arritur kete vit.

Rekord kombetar, rekord mesdheu, kampione mesdheu dhe vendi katert ne Kampionatin Europian dhe per me teper jam e shendetshme dhe ndihem vertet e fort dhe ne form per ato qe pres te vijne ne vazhdim.

Asgje nuk do kisha arritur pa suportin super super te madh te tranierit tim,FALEMINDERIT