Lirohet nga burgu Ballist Morina

Lirohet nga burgu Ismail Morina, i ashtuquajturi “Ballisti” i dronit të Beogradit mbrëmjen e 14 tetorit të vitit 2014. Lajmin e ka bërë me dije vetë Morina në një status në fb, ku falenderon të gjitha strukturat e shtetit që u angazhuan në lirimin e tij.
Morina: Me konsullin e pergjithshen te republikes se Shqiperise te akredituar ne Bari te Italise Zotrine/Dashamirin Adrian Haskaj. Pergzime te veçanta strukturave te shtetit shqiptare qe jane pefshire ne perpjekjet per lirimin tim,respekt per Kroacine dhe Italine ne paanshmerine e treguar prej tyre dhe mirenjohje gjith atyreve qe zbriten rrugeve te kryeqytetit shqiptar ne mbrojtjen time.
I LIRË !!
Rrofte shpirti i shqiptarit!!
Ismail Morina (Ballisti).
Ai qëndroi në brugun e Zagrebit prej datës 10 qershor të vitit 2017, kur policia kroate në fillim zbatoi një kërkesë të shtetit serb, i cili kishte nxjerrë një urdhërarresti ndërkombëtar për ndalimin e “Ballist” Morinës, por pas disa seancash gjyqësore drejtësia kroate rezistoi, duke mos plotësuar kërkesën e drejtësisë serbe për gjykimin e Ismail Morinës në Beograd.
Me 28 mars 2018, Ismail Morina u transferua drejt një burgu në Itali, ku do të vazhdoi gjykimin për të fituar lirinë dhe që u finalizua me lajmin e mirë të dhënë sot prej tij.