Ligji për bixhozin, Vasili: Votat e LSI-së pro mbylljes

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka deklaruar se partia e tij do të jetë pro ligjit për bixhozin. Madje ai thotë se nëse një deputet i LSI nuk do ta votonte, do te përjashtohej nga grupi.
“Bixhozi, kjo sëmundje e rëndë shoqërore e ka të qartë shërimin dhe çrrënjosjen.Problemi është shumë i thjeshtë për sa i takon LSI. Kryeministri mund ta sjellë ligjin për mbylljen e bixhozit që në seancën e parë të janarit. Të gjitha votat e grupit të LSI do të jenë pro mbylljes. Nëqoftëse një deputet i vetëm i LSI nuk do ta votonte, ai do të përjashtohej nga grupi. Anëtar i grupit të LSI që s’voton do të bëhej anëtar i bixhozit”, thotë Vasili.