Liga e Kombeve, Shqipëria ndeshet serish me Izraelin

Shorteu i hedhur mesditën e së mërkurës përcaktoi Shqipërinë si pjesë e Grupit 1, në Divizionin C. Grupi ku bën pjesë Shqipëria është me 3 skuadra.

Shqipëria rigjen në short sërish Izraelin, me të cilët u përballëm në eliminatoret e Botërorit Rusi 2018. Ndërkohë ekipi tjetër kundërshtar është Skocia, me të cilën nuk jemi ndeshur më parë asnjëherë.

Në shortin e kësaj të mërkure, në Lozanë të Zvicrës, Shqipëria pjesë e divizionit C, kanë qenë në vazon e dytë me Greqinë, Serbinë dhe Norvegjinë.