Lamborghini i Papës, në ankand më 12 Maj

Lamborghini Huracan, që iu dhurua papa Franceskut nga vetë prodhuesit, në fund të vitit 2017, do të dalë në shitje më 12 maj, në një ankand bamirësie që do të mbahet në Monako.

Makina ka ngjyrë të bardhë me detaje në ngjyrë ari dhe të verdhë, e prodhuar kështu ekskluzivisht në nder të shtetit të Vatikanit.

Kur mori këtë dhuratë, Papa Francesku, vendosi edhe autografin e tij mbi makinë.
Pjesa e brendshme e saj është e kombinuar me detaje në ngjyrë të bardhë dhe të zezë dhe tapiceria është prej lëkure.

Lamborghini Huracan ka një motor prej 580 kuajsh fuqi.

Vlerësohet se makina e rrallë, e bekuar nga papa, të shitet në ankand për një shifër nga 250 deri në 350 mijë euro, dhe paratë, do të përdoren për qëllime bamirësie nga Vatikani.