Lajm i mirë për fansat! Vjen “American Pie 5”

ëhuni gati për të qeshurat, pasi “American Pie 5” po ndodh. Ky lajm vjen nga njëra nga protagonistet e filmit Tara Reid, e cila deklaroi se xhirimet e kapitullit të pestë do të nisin brenda këtij viti.

42-vjeçarja bëri të ditur se është takuar me regjisorët e “American Reunion” Jon Hurwitz dhe Hayden Schlossberg, të cilët i thanë se do të realizojnë filmin e radhës të komedisë së famshme. “Më thanë se do të realizojnë kapitullin e pestë të filmit dhe xhirimet priten që të nisin brenda këtij viti. Do të jetë një rikthim i pabesueshëm”, deklaroi Reid.

Katër filmat “American Pie” kanë arkëtuar 990 milionë dollarë në të gjithë botën, duke e bëre një nga filmat komedi më të suksesshëm.