LAJM I FUNDIT! AKSIDENT TEK UNAZA E MADHE, MAKINA PËRPLAS BIÇIKLETËN

Një aksident automobilistik ka ndodhur në segmentin e ri të Unazës së Madhe, poshtë mbikalimit këmbësor të “Kristalit”. Mësohet se një automjet ka goditur një drejtues biçiklete. Policia e cila ndodhet në vendngjarje ka ndaluar drejtuesin e mjetit por nuk dihet ende gjendja shëndetësore e pedaluesit.