Lajm i bujshëm! Unikatil do të vijë me një koncert madhështor në Shqipëri

Cityradio.al sapo ka konfirmuar ekskluzivisht prej një burimi të sigurt që për arsye koenfidencialiteti nuk mundet ende ta identifikojme publikisht, se; Reperi i famshëm shqiptar UNIKATIL ka vendosur dhe tashmë firmosur të vijë këtë verë në Shqipëri, për të zhvilluar një koncert madhështor në stadium, për të bërë bashkë krejt fansat shqiptarëe nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi e anëmbanë rajonit. Pikërisht për këtë arsye, UNIKATIL ka zgjedhur ta bëjë këtë mega-koncert LIVE në vendin amë, Shqipëri dhe ka vendosur ta quajë KONCERTI I KOMBIT. Theksojmë se kjo është absolutisht hera e parë që UNIKATIL vjen për të performuar në Shqipëri, ç’ka përbën edhe “të pazakontën” dhe me të vërtetë Lajm! Ditët në vijim do t’ju sjellim më shume detaje rreth ketij evenimenti që do të jetë vertët UNIKAL: UNIKATIL – LIVE ME NJË KONCERT MADHËSHTOR PËR TË GJITHË SHQIPTARËT, NË SHQIPËRI!