Lady Gaga: Kam tentuar vetëvrasjen!

Gjatë prezantimit të çmimit të Global Changemakers Award, këngëtarja e famshme bëri një rrëfim tronditës për publikun.
“Nuk mund ta mbaj dot më brenda, kam disa vite qe vuaj nga depresioni dhe ideologji që lidhen me vetëvrasjen. Në fillim mendoja se isha një njeri i keq dhe e vetme, por sinqeriteti më ndihmoi të gjeja ngushëllim dhe ndihmë tek familja dhe miqtë e mi”.
Në fund të fjalimit të saj, këngëtarja i kërkon audiencës të jenë te sjellshëm me njëri-tjetrin dhe të ndihmojnë ata që janë në nevojë.