Kylie Jenner kalon edhe Mark Zuckerberg, kjo është shifra marramendëse e pasurisë së saj

Kylie Jenner ka hyrë në histori. Ajo është vetëm 20 vjeç dhe për 3 vite ka arritur që të ndërtojë një perandori të sajën dhe një pasuri prej 900 millionë $ sipas “Forbes”. E veçanta e Kylie-t është se ajo është bërë vetë kaq e pasur dhe nuk ka asgjë të trashëguar nga askush.
Kylie ka kaluar edhe Mark Zuckerberg, i cili u bë miliarder në moshën 23-vjeçare. Ndërsa Kylie është kokë më kokë me Evan Spiegel, themeluesin e Snapchat i cili u bë miliarder në të njëjtën moshë me Kylie-n, 20 vjeç.