Kylie Jenner bën 20 vjeç! Dhurata jo e zakonshme që sapo i bënë motrat, na la të gjithëve gojëhapur!

Sa herë që Kylie Jenner ka ditëlindjen, e gjitha bota vihet në dijeni duke qenë se festimet nisin që një javë më parë. Pjesë shumë e rëndësishme e një ditëlindjeje janë dhuratat. Nëse jeni duke menduar se sërish Kylie ka marrë dhuratë një makinë të shtrenjtë, atëherë ju themi se dhurata e 20-vjetorit të saj nuk mund të ishte kaq e zakonshme.

Kylie e ka festuar ditëlindjen pranë familjes dhe reperit Travis Scott, të dashurit të saj. Padiskutim edhe kjo fest është dokumentuar nga të gjitha motrat Kardashian dhe Jener në rrjete sociale. Familja i kishte përgatitur yllit të reality shoë “Keeping Up With the Kardashians” një tortë me një nga fytyrat e saj të çuditshme por surpriza e madhe ishte diçka e padëgjuar më parë. Një skulpturë gjigande prej akulli e një trupi të zhveshur, pra e trupit të Kyliet vajzës së ditëlindjes. Padiskutim që në koleksionin e dhuratave kjo ka për të ngelur më e veçanta për bukuroshen e njohur.