Kylie dhe Travis zihen keq në New York, ajo e përzë nga hoteli

Të gjithë menduan se ata janë një nga çiftet më të dashuruar të momentit, pas shfaqjes në kopertinën e “GQ Magazine”, me disa foto vërtet sensuale. Por gjërat mes çiftit mesa duket nuk janë edhe aq mirë. Dyshja është parë të darkojë në New-York por më pas ka nisur sherri.Sipas E! News Travis ka dalë me shpejtësi nga hoteli ku ata po qëndronin, me çantën me rrobat e tij dhe dukej mjaft i acaruar. Mesa duket ata janë zënë keq dhe Kylie e ka përzënë. Dyshja janë përfolur për keqkuptime mes tyre, pasi mesa duket Travis nuk është mësuar ende me vëmendjen e të qenit pjesë e klanit Kardashian.