Ky është aktori më i paguar në botë

Nuk ka superheronj apo personazhe të tjerë që ta sfidojnë, aktori më i paguar i kinemasë është Vin Diesel.Revista “Forbes”, ka publikuar klasifikimin e aktorëve që fitojnë më shumë nga të gjithë.Aktori i “Fast and Furious”, ka fituar plot 1.6 miliardë dollarë. Në vendin e dytë renditet Dwayne Johnson me 1.5 miliardë dollarë, ndërkohë në vendin e tretë renditet Gal Gadot me 1.4 miliardë dollarë.Më tej renditet Emma Watson 1.3 miliardë dollarë, ndërsa në vendin e pestë renditet Johnny Depp me 1.1 miliardë dollarë.