Kur Bebe Rexha mposht emrat më në zë të muzikës

Ditën e kaluar pamë një foto të ëmbël të saj së bashku me Rita Orën dhe ndërkohë që dy këngëtaret me prejardhje shqiptare po kalonin një mbrëmje vajzash, iTunes po llogariste sukseset e njërës prej tyre.
Pak orë më parë Bebe Rexha na ka treguar se ajo është shpallur nga platforma muzikore si këngëtarja femër e cila ka shitur më shumë këngë përgjatë vitit 2017.
Bebe është renditur e para në iTunes duke lënë pas Camila Cabello, Cardi B, Taylor Swift e shumë artiste të tjera të cilat janë përfolur gjatë gjithë vitit për projektet e tyre muzikore. Këngëtarja jonë edhe pse në heshtje dhe me përulje ka arritur të kryesojë këtë listë.