Kupa e Botës, ISIS del me thirrjen e frikshme: Vritini të gjithë

Luftëtarët e ISIS kanë dalë me një thirrje për mbështetësit e tyre që të kryejnë sulme në ceremoninë e Kupës Botërore. Kjo thirrje është bërë së fundmi online ku shihet një poster, i cili tregon një thikë në posterin e Kupës së Botës për vitin 2018.
Posteri është vendosur në një sfond të kuq, që tregon gjak, përpara një stadiumi futbolli në Rusi, me titullin shkruar ne frengjisht qe do të thote “Vritini të gjithë”. Në muajin prill, ISIS paralajmëroi Presidentin rus Vladimir Putin se do të ‘paguajë çmimin për vrasjen e muslimanëve’.