Kumbaro nderohet në Francë me urdhrin “Oficere e Nderit në Art dhe Kulturë”

Ministrja e Kulturës e Republikës së Shqipërisë, znj. Mirela Kumbaro Furxhi është nderuar me urdhrin “Oficere e Nderit në Art dhe Kulturë” nga Ministria e Kulturës dhe Komunikimit të Francës, njëri nga katër titujt e nderuar ministerialë të Republikës Franceze që akordohen për personalitete në Art dhe Kulturë.

Ky titull iu akordua Ministres Kumbaro nga Ministrja e Kulturës dhe e Komunikimit e Republikës së Francës, Audrey Azoulay, me motivacionin për kontribut të lartë në fushën e kulturës dhe të bashkëpunimit shqiptaro-francez.

Znj. Mirela Kumbaro Furxhi ka dhënë një kontribut të veçantë në marrëdhëniet kulturore shqiptare-franceze me synimin promovimi i vazhdueshëm i kulturës shqiptare në Francë dhe në Europë, por edhe forcimi i lidhjeve mes dy vendeve tona në fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore si ura komunikimi dhe shkëmbimi të vlerave reciproke.

Kujtojmë se Ministrja Mirela Kumbaro dhe Ministrja Audrey Azoulay nënshkruan në vitin 2016 Deklaratën për bashkëpunim ndërmjet Ministria e Kulturës Ministrisë së Kulturës dhe Komunikimit të Francës dhe Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë lidhur me bashkëpunimin kulturor.

Urdhri “Oficere e Nderit në Art dhe Kulturë” jepet për persona të veçantë që dallohen për kontribute të larta në fushën e kulturës dhe komunikimit në Francë dhe në botë.