Kultivimi i kanabisit, 18 të ndaluar në Shkodër

Me urdhër të Prokurorisë së Shkodrës, policia lokale dhe FNSH kanë ndaluar 18 persona, të dyshuar si të përfshirë në kultivim të lëndëve narkotike.Mes personave të ndaluar në kuadër të hetimit të prokurorisë së qytetit verior janë edhe dy kryepleq të njësisë administrative Pult, si dhe një efektiv i forcave speciale. Të gjithë personat e përfshirë në këtë aktivitet kishin detyra të ndryshme për përgatitjen e lëndës narkotike.