Kujt po i thotë Elvana “Më fal”?

Këngëtarja shqiptare, Elvana Gjata u largua për disa kohë nga muzika shqiptare për të sjellë hite për tregun ndërkombëtar.
Pas suksesit me ‘Forever is over’, i cili ka arritur mbi 6 milionë klikime në Youtube, ajo vendosi të kthehet në Shqipëri.

Elvana Gjata organizoi një event të madh para pak ditësh, ku morën pjesë emra të njohur të ekranit, ndërsa me postimet e fundit ka njoftuar se do sjellë një këngë të re.

Sipas muzikës që ka publikuar në Instastory, duket si një baladë dashurie, dhe po i kërkon dikujt falje, por gjithcka do zbulohet nesër në orën 8 të darkës.