Kryeministri i Rusisë i dhuron Elhaidës një buqetë me trëndafila në prapaskenë

Ajo është një nga këngëtaret më të talentuara shqiptare. Jemi duke folur për Elhaida Danin e cila aktualisht është duke luajtur në teatro të rëndësishme në botë shfaqjen “Katedralja e Parisit” në të cilën ajo luan rolin e Esmeraldës. Mbrëmjen e së dielës ajo ka performuar në një nga skenat më prestigjoze e të njohura, siç është Pallati i Kremlinit në Moskë.

Pas performancës, në prapaskenë Elhaidën e ka pritur një surprizë shumë e bukur. Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev i ka dhuruar një buqetë me trëndafila të kuq këngëtares shqiptare. Ajo ka publikuar një foto të buqetës në Instastory duke e falenderuar publikisht Kryeministrin për këtë surprizë.

“Jam e nderuar të marrë këtë buqetë me lule nga Kryeministri i Ruzisë Z.Medvedev, mbrëmjen e kaluar pas shfaqjes.”,- shkruan Elhaida. Padiskutim kjo është një dhuratë shumë e këndshme, detajiste e një vlerësim për këngëtaren shqiptare.