Kryeministri kanadez habit me veshjen e radhës

Kryeministri kanadez Justin Trudeau është bërë kryetitull në mediat, lidhur me ‘look’-un e tij. Kësaj radhe, ai ka befasuar të gjithë me përzgjedhjen e çorapeve që kishte bërë gjatë kohës që u paraqit në samitin e Davos. Përderisa po diskutohej për fuqizimin e femrave në botë, ai ngrehu pantallonat e tij, duke shfaqur në këtë mënyrë çorapet e tij. Çorapet që kishte veshur ishin ngjyrë vjollcë, dhe në to ishin të dizajnuara rosa të verdha. Edhe në disa raste të njëjta, Trudeau është komentuar për përzgjedhjen e çuditshme të çorapeve të tij. Ndërkohë, politikanët e tjerë kanë refuzuar që të komentojnë mbi shijet e tij të modës.