Kryeministri Edi Rama flet nga çadra, në Elbasan

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër proçesin e përpunimit të mbetjeve urbane dhe shfrytëzimit të tyre për prodhime energjie në impiantin e ri të ngritur në Elbasan.
Përpunimi i mbeturinave dhe teknologjia e përdorur në këtë impiant bëhet sipas standardeve më të fundit dhe shfrytëzohen për prodhimin e energjisë.
“Nga fusha e plehrave që digjeshin në qiell të hapur e helmonin gjithë qytetin, në fushën sanitare të standardeve europiane, ku mbetjet shfrytëzohen për prodhim energjie”,, shkruan Kryeministri në videon shoqëruese të postuar në profilin e tij në Facebook.
Në fjalën e mbajtur, Kryeministri e quajti investimin një model për t’u ndjekur dhe tha se me investimet e ndërmarra, Shqipëria po kalon nga vendi më i ndotur në rajon, në pararojë të transformimit teknologjik në fushën e mjedisit.
“T’i japim fund një historie të tmerrshme ku plehrat kanë bërë kërdinë. Sot kemi një impiant që nuk e ka askush në rajon dhe ky ëstë vetëm fillimi dhe jam i bindur që falë këtij shembulli do të vazhdojmë në Fier.Jam i sigurtë se do të bindim edhe banorët e Fierit, sidomos ata të zonës ku parashikohet të ndërtohet ky projekt, që nuk sjell ndotje, sjell ekonomi, punësim dhe zhvillim”, tha Rama.