Kopertina e re e Time befason lexuesit

Kopertina e re vjen në një kohë kritikash kundër marrëdhënieve të administratës Trump me Rusinë. Dhe është një provokim për lajmet e fillimit të javës, kur Presidenti Trump u tha që u kishte zbuluar informacione sekrete zyrtarëve rusë gjatë takimit në Zyrën Ovale, edhe pse kjo u mohua më pas nga zyrtarë të lartë.
Kopertina gjithashtu ndjek një varg lajmesh bombastike në investigimin e ndërhyrjeve ruse në zgjedhjet e vitit 2016. Javën e shkuar, ish-drejtuesi i FBI James Comey u pushua nga Trump, sipas lajmeve, për këtë arsye.
Të mërkurën, Departamenti i Drejtësisë emëroi ish-drejtorin e FBI Robert Mueller si këshilltar special.
Në këto muaj të presidencës së Trump, Time ka nxjerrë një varg kopertinash me temë politike që e kanë shfaqur presidentin në një aspekt ndryshe. Vetë Trump e vlerëson revistën, duke mbajtur disa kopje, shumica me atë në kopertinë, që shfaqen dukshëm në tryezën e tij në Trump Tower.