Konfirmohet shtatzania e Loredanës

Prej javësh tashmë aludohej se këngëtarja dhe partnerja e Mozzik, Loredana është në pritje të ëmbël.

Bukuroshja është përpjekur të fshehë barkun e fryrë në fotot online madje është komentuar nga fansat edhe për disa kilogramë më tepër.

Pak orë më parë duket se ajo ka pranuar publikisht se është në pritje të fëmijës së saj të parë. Në historinë e Instagram-it ajo ka postuar një palë atlete për bebe dhe ka mjaftuar kjo që të gjithë të kuptojnë të vërtetën.

Megjithëse ky detaj flet vetë, çifti ende nuk kanë folur rreth kësaj çështje.