Kompania italiane zgjedh blogeren shqiptare për reklamën e re

Është një nga kompanitë që realizon reklamat më të bukura verore në Itali. Me personazhe të njohur, plazhe, humor, reklamat e kompanisë celulare, TIM, në Itali i japin një atmosferë tjetër minutazhit të reklamave në ekranet italiane, por tani do të kemi në një prej fushatave të tyre edhe blogeren shqiptare, Irena Kita.

Juristja kthehet në një farë mënyre në vendin ku është diplomuar përmes këtij bashkëpunimi me TIM. Ajo e ka postuar videon të xhiruar në sheshin Nënë Tereza në Tiranë në Instagramin e saj duke sqaruar që është një reklamë për TIM. Irena vallëzon për t’iu përshtatur sloganit “vallëzo me TIM”, veshur me këmishë dhe atlete të bardha, një fund të shkurtër dhe një kapele në kokë, duke të kujtuar pak edhe pasionin tjetër të saj, me këtë veshje, tenisin.

 

Ajo duket si zakonisht në formë shumë të mirë.