Kompania Dove kërkon falje për reklamën raciste

Kompania e higjenës personale ka marrë pafund kritika dhe kundërpërgjigje pas lançimit në Facebook të reklamës së fundit. Në video shfaqej një vajzë afrikane e cila zhvishte bluzën e saj kafe dhe shndërrohej në një vazjë me lëkurë të bardhë dhe bluzë bezhë. Krah tyre qëndron imazhi i një shisheje shampoje trupi Dove. Kritikat e njerëzve për reklamën nuk kanë pasur fund në mediat sociale, teksa të gjithë ndanin të njëtin mendim për reklamën raciste. Kjo ka bërë që marka të fshijë videon dhe të kërkojë falje publikisht nëpërmjet një postimi në Facebook. Sipas tyre, reklama nuk kishte aspak qëllime raciste, mesazhi kishte të bëntë me faktin se produktet e tyre përdoreshin nga çdo komb dhe rracë, megjithatë ata janë penduar për ofendimet që kanë shkaktuar.