Komisioni Europian jep lajmin e rëndësishëm, ora nuk do të ndryshohet më

Teksa po prisnim që në muajin shtator të vendosej data e ndryshimit të orës, Komisioni Europian jep lajmin e rëndësishëm. Kreu i saj, Jean-Claude Juncker njoftoi se BE-ja planifikon të heqë dorë nga ndryshim i orës. Ky vendim erdhi pasi sipas një sondazhi ku 3 milionë banorë ishin kundër këtij ndryshimi sepse pasojat janë të shumta. Ato fillojnë që me çrregullimin e orarit të gjumit, ndryshimet në planin e ditës dhe vështirësitë e përshtatjes me punën. Pas këtij vendimi 28 shtetet anëtare të BE dhe vendet e tjera Europiane nuk do të bëjnë më ndryshimin e orës dy herë në vit