Kolumbi, legalizohet martesa e parë mes 3 burrave

Tre gay janë martuar në një ceremoni legale martesore në Kolumbi në rastin e parë të një martese mes 3 personave vetem 1 vit pas bërjes së ligjshme të martesave mes personave të të njëjtit seks.

Aktori Victor Hugo Prada me 2 partnerët e tij, instruktorin e sportit John Alejandro Rodriguez dhe gazetarin Manuel Jose Bermudez kanë lajmëruar se firmosën zyrtarisht martesën mes tyre në qytetin e Medellin.

“Donim të bënim ligjore bashkëjetesën tonë dhe të drejtat tona, sepse këtu tek ne nuk ka bazë ligjore të mirëfilltë për ne si familje”,- ka thënë Pranda.

Ata kanë thënë se ka dhe raste të tjera në këtë vend të bashkëjetesës mes 3 personave të të njëjtit seks, por kjo është hera e parë që legalizohet zyrtarisht.

Kolumbia është shteti i katërt amerikano-jugor që legalizon martesat mes personave të të njëjtit seks pas Argjentinës, Brazilit dhe Uruguajit.