Kjo është fjala e përdorur më shumë në “Wikipedia” për Shqipërinë

Është krijuar një hartë që tregon fjalën më të zakonshme të përdorur në çdo faqe të Wikipedia-s të gjuhës angleze.

Harta përjashton fjalë të tilla si “vendi” apo “qeveria”.

Në të dallohet edhe Shqipëria, ndërsa mund t’ju duket paska më e çuditshme fjala që shkruhet më shpesh është “Tirana”.

Gjithashtu disa gjëra të tjera interesante janë:

-Fjala më e përdorur në Wikipedia e Mbretërisë së Bashkuar është ‘Irlanda’ dhe fjala më e përdorur në faqen e Irlandës është ‘shtet’.

-Në SHBA dhe Spanjë, fjala më e zakonshme është ‘lufta’.

-Në Rusi dhe shumë vende ish-Bashkimi Sovjetik fjala më e zakonshme është ‘sovjetike’.

-Fjala më e zakonshme e Koresë së Veriut është ‘jug’ dhe fjala më e zakonshme e Koresë së Jugut është ‘veriu’.

-Shumica e vendeve ishull kanë ‘ishull’ si fjalë më e përdorur.

-‘Bota’ është fjala më e zakonshme në Evropë, e cila ka gjasë për shkak të Luftërave Botërore.

Burimi: Independent