Kim rikthehet në Paris, dy vite pas vjedhjes

Sfilata e koleksionit të ri pranverë/verë të “Louis Vuitton” e bëri Kim Kardashian të rikthehet në Paris dy vite pas vjedhjes që bëri bujë në të gjitha mediat botërore.
37-vjeçarja, edhe pse dukej e qetë nga rikthimi në qytetin që për të është një makth i vërtetë, kishte marrë masa të rrepta sigurie si edhe nuk kishte me vete asnjë send me vlerë apo bizhuteri të shtrenjta.
Ylli i “Keeping up with the Kardashians” po e shijonte sfilatën me Kylie Jenner dhe Kanye West, ndërkohë që është fotografuar duke mbajtur vetëm unazën e martesës në gishtin e saj.
Përfaqësues të Kim janë shprehur për “Daily Mail” se ajo ka hequr dorë nga bizhuteritë e shtrenjta një herë e përgjithmonë. Kim nuk do të mbajë më të tilla as në shtëpinë e saj dhe as nëpër evente të rëndësishme, pasi i frikësohet shumë një vjedhjeje të dytë.