Kim Kardashian shumë shpejt Zonjë e Parë? Ja ndryshimi i parë që do bëjë presidenti

Reperi Kanye West ka deklaruar se Amerika do jetë më e mirë nëse do votohet si President në vitin 2024. Por dekreti i tij i parë presidencial mund të jetë befasues.

Në një postim në Twitter, ai ka zbuluar gjënë e parë që do të bëjë nëse do të jetë në Shtëpinë e Bardhë. West do ndryshojë emrin e avionit privat të Presidentit nga Air Force në ‘Yeezy’.

Zgjodhi pikërisht këtë emër pasi me të ka ndërtuar një markë veshjesh tepër të suksesshme.

Kanye i tronditi të gjithë kur shkoi në kullën Trump vetëm një ditë pasi Donald u zgjodh president. Më vonë dha detaje përse e do aq shumë si udhëheqës duke thënë se e ka si vëlla dhe të dy kanë energji dragoi.

Ndonëse thoshte se e mbështeste Trump, bashkëshortja Kim Kardashian e telefonoi për ti bërë të qartë se ajo nuk bie dakort me asnjë person 100%.