Kim Kardashian bën një zbulim të dhimbshëm të jetës së saj

Kim Kardashian ka bërë një zbulim të dhimbshëm në episodin e fundit të “Keeping Up with the Kardashians”. Ndërkohë që ylli televiziv është në pritje të fëmijës së tretë me bashkëshortin Kanye West nga një nënë surrogate, ajo ka rrëfyer se ka bërë një abort para se të kërkonte një person që të mbante fëmijën e saj.

Kim ka thënë se është përpjekur të mbesë shtatzënë por ajo e humbi atë. 37-vjeçarja, e cila është nëna e një vajze 4-vjeçe dhe Saint 2-vjeç, ka thënë: “Dua t’ju them që e provova njëherë dhe e humba. Kështu që është thjesht një shans”.