Kim e pushoi nga puna, por ish-asistentja nuk ia kursen fjalët

Pas një marrëdhënie të gjatë pune me Stephanie Shepherd, Kim Kardashian vendosi ta pushojë miken e saj të zemrës. Edhe pse pa ndonjë koment zyrtar, zërat e afërta me familjen thanë se vajzat nuk flasin më me njëra-tjetrën. Shepherd punonte për Kim që prej vitit 2013, ndërsa tani çdo gjë ka ndryshuar. Megjithatë, ish-asistentja ka shkruar sot një status në My Story, ku duket qartazi referimi ndaj Kim-it. “Kujdesi për veten nuk lidhet gjithmonë me aromat shpërthyese të vaskave apo maskat $20 dollarëshe të fytyrës. Ndonjëherë, kujdes do të thotë të shkosh në orën 8 në shtrat dhe të largosh nga jeta një mike të keqe. Është të falësh veten për mostakimin me standartet e paarritshme dhe të kuptosh sa vlen. Kujdesi për veten nuk është gjithmonë luksi, por një shtysë për mbijetesë”, ka shkruar ajo, edhe pse nuk ka përmendur asnjë emër në veçanti. Sipas zërave, Kim i kishte dhënë Shepherd shumë mundësi për ta mbajtur, por sipas saj Stephanie nuk kishte arritur t’ia dilte të plotësonte kërkesat e saj.