Kida në hapat e koleges, koncert me DJ e famshëm

Këngëtarja kosovare, Kida do të performojë të shtunën në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në bashkëpunim me DJ e famshëm francez, HCUE.Këtë gjë e ka bërë të ditur ajo nëpërmjet një postimi në Instagram, ku dhe ka treguar se ka ndjekur hapat e koleges së saj, Baby Gee duke nënshkruar kontratë me kompaninë ‘Sony Music.’‘Skenari’ ka dhënë detaje rreth këtij bashkëpunimi, duke treguar se prezantimi i këngës ‘Don’t say no more’ që do të bëhet në shesh, do të finalizohet në maj me klip muzikor në Paris.  Grupi ‘On Records’ me producent Mehmet Elshani duket se po e arrin qëllimin duke hyrë në tregun botëror.