Khloe Kardashian zbulon emrin e vajzës

Mirë se erdhe në klanin Kardashian, True.

Vetëm disa ditë pas lindjes Khloe Kardashian ka zbuluar emrin e vajzës së saj.

Ylli i televizioneve e ka pagëzuar fëmijën e saj të parë me emrin True Thompson.

I dashuri i 33-vjeçares dhe babai i True është basketbollisti Tristan Thompson.

Khloe me anë të një postimi në Tëitter shkruan: “Vajza jonë e vogël, True Thompson, na ka vjedhur tërësisht zemrat tona dhe jemi të mbushur me dashuri. Është një bekim për të mirëpritur këtë engjëll në familje. Mami dhe babai të duan shumë True.”

Kardashian e solli në jetë vajzën më 12 prill pas skandale të bashkëshortit të saj.

Videot e Tristan duke tradhëtuar Khloe u bënë virale në internet.

Por mesa duket 33-vjeçarja e ka hedhur pas krahëve tradhëtinë e bashkëshortit dhe ka vendosur ti japë një mundësi marrëdhënies së tyre.