Këtë vit dalin në ankand rrobat e Audrey Hepburn

Një lajm shumë i mirë është raportuar sot për fansat e aktores britanike Audrey Hepburn, e cila vdiq në vitin 1993.

Edhe pse nuk është konfirmuar data e saktë, megjithatë gjatë shtatorit të këtij viti është konfirmuar se do të dalin në ankand rrobat e Hepburn, shkruan revista e modës Elle, transmeton Koha.net.

Ankandi do të mbahet në Londër, pra 24 vjet pas vdekjes së saj.

Artikujt në shitje do të fillojnë nga 100 funta e do të arrijnë deri në 80, 000 funta. Artikulli më me vlerë në këtë ankand do të jetë një pallto e saj e markës Burberry, dhe pastaj një fustan ngjyrë blu nga Hubert de Givenchy, e që ishte fustani i saj i preferuar.

Të gjitha rrobat e saj kanë mbetur në pronësi të familjes së saj, ndërkaq Christie, një e afërt e saj e ka bërë të ditur lajmin për media këto ditë.

Hepburn është bërë edhe më e famshme nga personazhi i saj në filmin “Breakfast at Tiffany’s”.