Kërkesa e FMN: Në taksim edhe pagat e ulëta

Një projekt i ri për tatimin mbi të ardhurat, që Ministria e Financave ka shpërndarë për konsultime me ekspertët dhe grupet e interesit pritet të sjellë ndryshime të ndjeshme në skemën aktuale të taksave.Ndryshe nga ligji aktual, drafti i hartuar me FMN e përfshin si nen të veçantë normën e taksave që paguhet mbi të ardhurat e madje e ndryshon fort atë, duke futur në taksim edhe pagat e ulëta, të cilat sot janë të përjashtuara. Më konrektisht, sipas nenit 25 të draftit, për nivelin e të ardhurave nga 0 në 180 mijë lekë në vit, tatimi do të jetë 5 për qind, nga zero që është aktualsht.