Kërcënimi më i madh, Merkel: Terrorizmi islamik

Terrorizmi islamik është sfida më e madhe me të cilën përballet Gjermania. Ky ishte thelbi i mesazhit të kancelares gjermane Angela Merkel për vitin e ri, e cila duke ju referuar sulmit me kamion në Berlin, tha se është e pështirë të mendosh që sulmet terroriste kryhen nga njerëz që kanë kërkuar mbrojtje në Gjermani.
Merkel shtoi se 2016 kishte qenë një vit testesh të vështira dhe se kishte besim se Gjermania mund t’i kalonte që të gjitha.