Këngëtarja shqiptare tërheq vëmendjen e 50 Cent, reperi shkruan status për të

Sapo ka lancuar këngën e saj më të fundit me reperin maroken French Montanan “No I Love Yous” dhe suksesi është i padiskutueshëm.

Kënga ka vetëm pak orë që është publikuar dhe ka arritur të marrë 100,380 klikme. Ajo është Era Istrefi, këngëtarja shqiptare e cila po deporton mjaft mirë në tregun ndërkombëtar. Era ka fituar zemrën e shumë personazheve të njohura botërore dhe së fundmi është reperi amerikan 50 Cent që nuk ka nguruar të tregojë dashurinë dhe mbështetjen për këngëtaren shqiptare.
Ai ka publikuar një status në Twitter ku shkruan “Sapo e pëlqeva këtë këngë të Era Istrefit dhe French Montana.


Të njëjtën gjë nuk kanë nguruar ta bëjnë edhe kolegët e saj.

Era, këtë herë ka ndryshuar shumë në look. Flokët e zinj dhe veshjet ekstravagante e bëjnë edhe më interesante. Ajo ka arritur të tëheqë shumë vëmendje jo vetëm në tregun shqiptar, por edhe atë ndërkombëtar.